Kalo te lënda

Marrëveshjet Kosovë- Serbi në pikëpyetje

403x30260242serbia-kosovaSipas raportimeve të fundit, bisedimet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbesin të ndërprera, pasi që pala serbe ka insistuar që asociacioni i komunave me shumicë serbe të këtë kompetenca ekzekutive, ndërsa kryeministri Hashim Thaçi ka këmbëngulë në të kundërtën.

Sipas burimeve ndërkombëtare, kryeministri kosovar ka insistuar se për arritjen e marrëveshjes është e nevojshme njohja e Kosovës nga Serbia.

“Bisedimet janë shumë të rënda dhe momentalisht kanë hyrë në krizë. Hashim Thaçi deri më tash ka refuzuar të gjithë propozimet e Serbisë dhe ka mbajtur qëndrim se Serbia duhet ta njoh Kosovën në mënyrë që të arrihet marrëveshja.

Aleksandar Vuçiqit kjo si ka pëlqyer fare dhe e ka humbur durimin dhe kur u bë e qartë që Thaçi nuk do të lëshoj pe, në një moment është ngritur dhe ka filluar t’i flas me zë të lartë Thaçit, ndërsa ky i fundit ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.

Pas kësaj përplasje verbale, Ashton është detyruar që të ndërprerë përkohësisht bisedimet”, ka thënë këto burime.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se takimi ndërmjet dy kryeministrave është ndërprerë me kërkesë të delegacionit serb, transmeton KTV. Delegacioni serb e ka ndërprerë takimin për t’u konsultuar.

Sipas Kuçit, takimi pritet të vazhdojë së shpejti dhe , siç ka thënë ai “ne mbesim optimistë për arritjen e një marrëveshjeje sonte”

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se “ ne jemi të përgatitur mirë dhe të gatshëm për të marrë vendime në interes të qytetarëve dhe vendit tonë”.

Pak çaste më parë, burime brenda bisedimeve në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, bëjnë të ditur se takimi ka rezultuar me përplasje të ashpra ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Mësohet se gjatë bisedimeve, kryeministri Thaçi, në njërën anë dhe Daçiq e Vuçiq, në anën tjetër, kanë ngritur zërin ndaj njëri – tjetrit.

Lini një koment