Kalo te lënda

Luma: I rëndësishëm respekti i shqiptarëve të Maqedonisë për Haradinajn

Shqiptarët e përbëjnë gjysmën e popullsisë së Maqedonisë dhe absolutisht askush nuk ka të drejtë dhe nuk guxon që ta cenojë vullnetin e tyre, në këtë rast edhe faktin që ata e kanë konsideruar për nder që ta kenë qytetar nderi Ramush Haradinajn, ka vlerësuar Ernest Luma, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

f_0402191222836_mLuma ka thënë për Telegrafin se nuk kanë marrë asgjë zyrtare, nëse është anuluar titulli qytetar për Ramush Haradinajn, çmim i cili ishte akorduar më herët nga Komuna e Tetovës.

“Mirëpo, ajo që e dimë është se e gjithë Tetova dhe shqiptarët e Maqedonisë e kanë nderuar gjithmonë dhe çdoherë Haradinajn. Pak është e rëndësishme se çka vendosin administrata ose shteti i Maqedonisë. E rëndësishme është vendi, respekti dhe autoriteti që ka Haradinaj në mesin e shqiptarëve, veçanërisht në Maqedoni”, tha Luma për Telegrafin.

Sipas tij, Ramush Haradinaj është simbol i vërtetë i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i suksesit të saj dhe do të jetë i tillë, duke shtuar se ky do të jetë statusi moral dhe i respektit për Haradinajn, jo vetëm te shqiptarët, por edhe te të gjithë popujt liridashës.

Inspektorati shtetëror për pushtetin lokal anuloi vendimin e komunës së Tetovës, për shpalljen e Ramush Haradinajt Qytetar Nderi i Tetovës , duke e cilësuar vendimin si antiligjor, me arsyetimin se ai është marrë

Lini një koment