Kalo te lënda

Haradinaj nuk është më “qytetar nderi” i Tetovës

fotoCAYM0072Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është më qytetar nderi i Tetovës.

Aktvendimi për anulimin e vendimit të Komunës së Tetovës me të cilin Haradinaj ishte shpallur qytetar nderi veç më ka hyrë në fuqi pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë, njofton albtime.

Iniciativa për anulimin e këtij vendimi ishte iniciuar nga Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.

Ky vendim ishte publikuar në Gazetën zyrtare të datës 27 mars dhe tani më veç ka hyrë në fuqi.

Haradinaj mori statusin e qytetarit të nderit në Tetovë më 31 janar me vendim të Këshillit të komunës ku nuk ishin prezent këshilltarët maqedonas.

Për atë, reagoi inspektorati nën pretekstin se nuk është respektuar parimi i sistemit të Badinterit./Indeksonline/

Lini një koment