Kalo te lënda

Dështon Kuleta

403x30262426agim_kuleta_306043_(1)Deputeti i Lëvizjes për Bashkim në Kuvendin e Kosovës, Agim Kuleta pati marr një iniciativë për krijimin e një grupi parlamentar me të gjithë deputetët që në Kuvend nuk përfaqësojnë asnjë grup parlamentar.
Muhamet Mustafa, Emin Gërbeshi, Agim Kuleta, Aurora Bakalli dhe Amir Ahmeti kishin marrë iniciativë për formimin e një grupi parlamentarë që do të quanin “Grupi Parlamentar për Zhvillim dhe Integrim”. Mirëpo iniciativa e Kuletës ka dështuar për shkak të mos interesimit të deputetëve që vijnë nga minoritetet.
Kuleta tha për Standardi.info se grupi dështoi për shkak të mos interesimit. “Në janar të këtij viti ka pasur të bëhet grupi parlamentar, por dështoi. Fillimisht ka pasur interesim për formimin e këtij grupi, mirëpo më vonë u zbeh interesimi nga ana e disa deputetëve minoritar”.
Kuleta e konsideron si hendikep mospjesëmarrjen nëpër komisione të këtyre deputetëve. “Mospjesëmarrja në komisione është hendikep sepse aty bëhet puna gati kryesore e një deputeti”, tha ai.
Në anën tjetër Muhamet Mustafa që ishte ndarë nga grupi parlamentar Koalicioni për Kosovë të Re tha se nuk kanë arritur që të merren vesh në mes veti sa i përket formimit të këtij grupi. “Ka qenë një iniciativë, mirëpo nuk kemi mundur të merremi vesh”. Mirëpo, edhe pas dështimit të kësaj iniciative, në të ardhmen Mustafa nuk planifikon që t’i bashkohet ndonjë grupi parlamentar. “Nuk besoj që të në të ardhmen do të jem pjesë e ndonjë grupi parlamentar. Më shumë jam i interesuar që të jem pjesë e grupeve profesionale që interesohet më për ekonomi dhe zhvillim ekonomik”, tha Mustafa për Standardi.info.
Kurse Emin Gërbeshi akuzon disa deputetë për siç thotë ai mos seriozitet: “Dështojë grupi për shkak të disa deputetëve që i thoshin vetit të pavarur, e që realisht ishin të varur dhe shiten për 5 euro”, ironizoi Gërbeshi.
I pyetur se a do t’i bashkohet ndonjë partie politike, Gërbeshi tha: “Kam oferta nga të gjitha partitë por ende nuk kam vendosur, përveç Aleancës Kosova e Re që nuk do t’i bashkohem më asnjëherë”. /e.i/

Lini një koment