Kalo te lënda

Brukseli po punon të arrihet marrëveshja

f_0402165411192_mTakimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Dacic është duke vazhduar, kurse Maja Kocijancic, zëdhënëse e Baroneshës Catherine Ashton ka deklaruar se dialogu Prishtinë – Beograd ndodhet në një fazë kyçe dhe se po punohet që të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje.

E pyetur nëse Brukseli i ka dorëzuar palëve ndonjë draft me propozime që duhet të nënshkruajnë në fund, Kocijancic ka thënë se nuk mund të konfirmojë këtë.

“Jo. këto janë negociata. Ata po bisedojnë për çështje konkrete. BE është vetëm ndërmjetës. Nuk mund të konfirmojë ekzistimin e ndonjë dokumenti,vetëm mund të them se po punojmë me krejt fuqinë që të kemi marrëveshje për çështjet që janë në tavolinë”, ka thënë Kocijancic.

Ajo nuk ka mundur të thotë nëse do të ketë edhe ndonjë takim të ri ndërmjet palëve.

Në takimin mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic e pranishme është edhe baronesha Catherine Ashton./ Telegrafi/

Lini një koment