Kalo te lënda

Alarmante: 24 mijë metra kub prerje ilegale të drunjve

403x30260200pyjet_1Në bazë të raporteve nga terreni, autoritetet lokale kanë ngritur një numër shumë të madhe të paraqitjeve gjithsejtë 7.586 fletëparaqitje prej të cilave 4.554 janë në për kundërvajtje ndërsa pjesa tjetër 2.732 janë për vepra penale

Pyllëzimi i pyjeve në Kosovë do të jetë një mision i pamundur për institucionet gjegjëse marrë parasysh ritmin e zhveshjes ilegale të tyre. Se situata është alarmante kjo është dëshmuar edhe në Komisioni parlamentar për bujqësi të kryesuar nga kryetari Nait Hasani, në të cilën është diskutuar raporti i agjensionit të pyjeve. Gjykuar nga shifrat e referuara nga kreu i agjencionit, pyjet në Kosovë janë duke u masakruar në mënyrë të pamëshirshme. Ndërsa dënimet nga ana e Gjykatave si masë preventive për parandalimin e tyre duken mjaft të zbehta. Mbrojtja e pyjeve vitin 2012 ka kaluar si kompetencë e e deleguar nga autoriteti qendror tek autoritetet komunale.

Edhe pse agjensioni vitin e kaluar ka përgatitur një plan operacional për mbrojtjen e pyjeve nga prerjet ilegale, sëmundjet dhe shfrytëzimi i tyre, duket se nuk ka dhënë frutat e duhura. Vetëm gjatë vitit të kaluar vlera e dëmit të shkaktuar nga prerjet ilegale ka qenë diku 24 mijë metra kub ndërsa janë konfiskuar 4.666 metra kub masë drunore. Megjithatë disa besojnë se këto shifra janë edhe më të larta. Kreu i agjensionit Ahmet Zejnullahu ka prezantuar disa shifra që kanë të bëjnë me denoncimet gjatë vitit të kaluar për të cilat ka kritikuar politikat ndëshkimore të gjykatave. ‘Shqyrtimi i lëndëve nga sektori i pylltarisë ende mbetet brengë e madhe dhe po ashtu nganjëherë fitohet përshtypja se dënimet më tepër janë stimuluese sesa ndëshkuese’, ka thënë Zejnullahu.

Në bazë të raporteve nga terreni, autoritetet lokale kanë ngritur një numër shumë të madhe të paraqitjeve gjithsejtë 7.586 fletëparaqitje prej të cilave 4.554 janë në për kundërvajtje ndërsa pjesa tjetër 2.732 janë për vepra penale. Vlera e dëmit është diku rreth 24 mijë m kub po ashtu janë konfiskuar 4.666 metër kub masë drunore. Ngritja e fletëparaqitjeve është bërë nga autoritetet komunale, ku gjithsejtë kanë përfunduar 2.166 aktgjykime. Por sipas disa të dhënave nga gjykatat vitin e kaluar nga 5.190 fletëparaqitje janë shqyrtuar 1.960 prej tyre. Ai bëri të ditur se agjensioni është në fazën e paisjes me armë të rojeve ku 160 prej tyre kanë kaluar trajnimin dhe janë pajisur me certifikata. Kosova sipas të dhënave ka 446 mijë e 800 ha pyje, ku 42 për qind e tyre janë të mbuluara. Rreth 60 për qind e këtyre sipërfaqeve u takon pyjeve shtetërore ndërsa pjesa 40 për qind pyjeve private. Gjithsejtë vlerësohet se Kosova ka 53 milion metra kub ndërsa rritja vjetore llogaritet në 1.2 milion metra kub. Megjithatë për sa i përket rritjes kjo nuk është premtuese duke qenë që prerjet ilegale kanë një ritëm të lartë. Vitin e kaluar ka pasur përfshirje të sipërfaqeve pyjore nga zjarret në mbi 3.500 ha ku pjesa më e madhe e tyre kanë qenë pyje të ulëta dhe kullosa. /I.K./standardi.info

 

Lini një koment