Zbulimi i Richardsonit: Sa shpejtë plakeni?
A e dini me çfarë ‘shpejtësie’ plakeni?
Në këtë pyteje kanë dalur me një përgjigje ekipi i shkencëtarëve nga Britania e Madhe të cilët kanë testuar me sukses shpejtësinë e plakjes tek zogjtë.
Testimi i gjakut bëri që të shohim nga afër ‘plakjen biologjike’ edhe te njerëzit.
Falë kësaj analize ne do të jemi në gjendje të parashohim sëmundjet e rënda dhe kohëzgjatjen e tyre, por mbi të gjitha mund të parashohim moshën reale biologjike të njeriut.
Testi Telomere po ashtu shpalon se sa mund të jetojë njeriu në rast se ai nuk vdes nga ndonjë aksident apo shkak tjetër jo të natyrshëm.
“Kemi pa se gjatësia e telomereve është indikatori më i mirë i kohëzgjatjes së jetës” ka deklaruar David Richardson, udhëheqësi i projektit hulumtues pranë universitetit East Anglia. Sipas tij me Telomere ne mund ta zbulojmë “sa jetë ka shpenzuar njeriu dhe sa jetë i ka mbetur atij”.
Shkurtimi i përnjëhershëm i telomereve na ka çuar në përfundimin se mund të bëjmë me vdekje të shpejtë, kurse njerëzit me telomere më të gjata jetojnë më gjatë, ka shtuar shkencëtari.
Të paktën një kompani në Britaninë e Madhe ka ofruar 400 stërlina për secilin që ka shprehur interesim që ti nënshtrohet testit të ‘shpejtësisë së plakjes’.
Përndryshe telomeret janë pikat e bardha që i shihni në kromozomet e hirta në foton më lartë.