Shtrenjtohet buka, lirohen lëndët djegëse
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0.1 për qind në muajin shkurt të 2013-së krahasuar me muajin janar 2013. Shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2013 me muajin shkurt 2012 ishte 2.6 për qind.Raporti i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për produktet ushqimore tregon për një ngritje në produktet ushqimore. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet perimet 11.2 për qind, buka dhe drithërat 4.6 për qind,duhani 10.6 për qind, librat dhe materialet për zyra 19.0 për qind, (ngritje e çmimit të gazetave), mishi 2.9 për qind, vajrat dhe yndyrat 13. 5 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 1.5 për qind, veshja 1.7 për qind, këpucët 4.9 për qind, orenditë dhe aparaturat, qilimat dhe shtrojat tjera për dysheme 3.9 për qind, shërbimet hoteliere 2.3 për qind.
Raporti i ASK-së tregon për rënie të çmimeve në sheqer ëmbëlsira, gaz, rrymë dhe lëndët djegëse. Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet sheqeri dhe ëmbëlsirat -3. 5 për qind,rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për -2.0 për qind, (rënie e çmimit të drurit për ngrohje) me një ndikim të përbashkët prej -0.2 për qind./e.i, standardi.info