Kalo te lënda

Serbët bllokojnë Jarinjën

fotoNjë ditë para takimit të ardhshëm të kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, banorët serbë janë tubuar në vendkalimin kufitar në Jarinë, me anë të makinave.

Kolona e gjatë e makinave me protestues arriti pak pas orës 13:00 në pikën kufitare në Jarinjë.

Me këtë protestë, ata kanë thënë se duan t’iu tërheqin vëmendjen negociatorëve se nuk do të pranojnë zgjidhje kundërkushtetuese për Kosovën.

Pos qytetarëve të rëndomtë, në protestë janë të pranishëm edhe përfaqësues të serbëve të veriut, në mesin e tyre Kërstimir Pantiq.

Thaçi dhe Daçiq takohen të martën në Bruksel, për rrethin e tetë të bisedimeve, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve./Indeksonline/

Lini një koment