Përplasen tri vetura
Afër qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë ka ndodhur një aksident zingjoror.
Të paktën tri vetura janë të aksidentuara dhe policia është në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihet se a ka të lënduar. Zyrtarët për informim të policisë nuk janë përgjigjur për Indeksonline.
Veturat kanë krijuar një kolonë të gjatë në trafik./Indeksonline/
