Përkujtohet masakra e Lybeniqit
Në 14 vjetorin e njërës prej masakrave më të mëdha në Kosovë, në Lybeniq të Pejës, janë përkujtuar 80 dëshmorët dhe martirët e këtij fshati. Më 25 maj të vitit 1998, forcat paramilitare serbe pushkatuan 9 burra të këtij fshati ndërsa më 1 prill të vitit 1999 u vranë dhe u masakruan 71 shqiptarë.
Sadik Jahmurataj, është njëri ndër 10 personat që i mbijetuan masakrës së Lybeniqit. Ai edhe sot pas 14 vjetëve i ka të freskëta tmerret dhe pamjet trishtuese të asaj dite.
Familjarët e të masakruarve u shprehen kritik ndaj trajtimit të institucioneve vendore.
Më 25 maj të vitit 1998, forcat paramilitare serbe pushkatuan 9 burra të këtij fshati ndërsa më 1 prill të vitit 1999 u vranë dhe u masakruan 71 shqiptarë, në mesin e të cilëve gra shtatzëna, fëmijë të moshës dy vjeçare dhe pleqë mbi të nëntëdhjetat.