Kalo te lënda

Panariti kërkon nga Egjipti ta njoh Kosovën

fotoCA5KF14YMinistri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, u prit nga Kryeministri i Republikës Arabe të Egjiptit, Hisham Qandil. Në fillim të takimit, të dy bashkëbiseduesit vunë në dukje lidhjet historike dhe miqësinë tradicionale që ekziston mes dy popujve.

Më tej, Ministri Panariti iu referua zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe posaçërisht dialogut Kosovë – Serbi, ku ai shprehu besimin se të dy palët do të arrijnë së shpejti një marrëveshje mes tyre.

Ai shprehu vlerësimin për raportet që janë vendosur mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Egjiptit vitet e fundit si dhe falenderoi për mbështetjen që Egjipti i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin në Bankën Botërore, FMN dhe BERZH. Me këtë rast, ai shprehu dëshirën për formalizimin e njohjes së Shtetit të Kosovës nga Egjipti.

Nga ana e tij, Kryeministri Qandil theksoi se Qeveria egjiptiane ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë në të ardhmen. Qeveria egjiptiane është duke e shqyrtuar me seriozitet njohjen e shtetit të Kosovës duke e konsideruar këtë si një proces gradual.

Panariti në Kajro ka takuar edhe presidentin Muhamed Morsi dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi./Indeksonline/

Lini një koment