Mbyllet rasti Asanaj, Sopa së shpejti
Prokurori i Gjykatës Themelore, që është marrur me rastin Asanaj ka thënë se ky rast është hetimet kanë përfunduar dhe se rasti është mbyllur.
Por nëse do të gjenden prova të reja ndërkohë, atëherë do të rihapet rasti.
Për plagët e Asanajt, që kishte 11 sosh, ka thënë në KTV, se për prokurorinë edhe një gërvishje e vogël llogaritet plagë.
Kurse për rastin tjetër, të Hamdi Sopës, zyrtarit të qeverisë, i cili ishte gjendur i hedhur nga ballkoni, thotë se mund të flitet më pak meqë rasti është nën hetime ende. Por premton se shpejt do të mbyllet edhe ai rast./Indeksonline