Kalo te lënda

LSI del nga koalicioni qeveritar, zgjedh PS-në

largea_rama-meta1364821234Marrëveshja politike Rama-Meta, asnjë koment në pritje të zyrtarizimit të ftesës

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të dalë këto ditë nga koalicioni qeveritar dhe t’i bashkohet Partisë Socialiste në një aleancë parazgjedhore. Ilir Meta i ka dhënë fund kështu dilemës së gjatë, duke zgjedhur rikthimin tek Edi Rama.
Burime brenda Partisë Socialiste konfirmuan se një marrëveshje Rama- Meta është arritur dhe formalisht do të ndiqet një skemë për ta bërë sa më të pranueshme për opinionin publik rikthimin e LSI tek e majta.
Të martën në mbledhjen e kryesisë, PS do t’i bëjë një kërkesë formale LSI që të dalë nga qeveria dhe t’i bashkohet kështu koalicionit të majtë opozitar. Pas kësaj kërkese, të enjten e ardhshme, Ilir Meta do të vërë si kusht të bashkëpunimit me Edi Ramën, votimin e tre ligjeve në parlament duke iu referuar integrimit në Bashkimin Europian si objektivi kryesor i LSI. Në këtë kontekst kanë qenë edhe disa deklarata të socialistëve europianë që kërkuan bashkimin e të majtës shqiptare.
Njerëz pranë LSI thanë se deputetët socialistë pritet t’i votojnë këto tre ligje, duke i hapur rrugën kështu rikthimit të Metës në krah të Edi Ramës.
Pas këtyre hapave, dalja e LSI nga qeveria është çështje ditësh. Zyrtarë të kësaj partie nuk e kanë bërë ende të qartë nëse bashkë me largimin do të kërkojnë edhe rrëzimin e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të përakohshme apo do të respektojnë paktin që mazhoranca të qeverisë deri më 23 qershor. Pra do të dalin nga qeveria por nuk do të votojnë për rrëzimin e saj.
Pas këtër viteve qeverisje me Partinë Demokratike, kalimi i LSI tek Partia Socialiste do të shkaktojë jo pak reagim tek elektorati i dy partive të mëdha, gjë që do të reflektohet në zgjedhjet që po afrojnë.

Lini një koment