Këtë shtator mund të ketë zgjedhje
Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen në vjeshtën e hershme të këtij viti
Partitë po konsultohen me Presidenten për të caktuar datën, e muaji shtator është më i preferuari për partitë, për shkak të kushteve për mbajtje të zgjedhjeve.
Në rrethin e parë të këtyre konsultimeve janë diskutuar afatet ligjore, çështjet teknike dhe kushtet në të cilat duhet të mbahen zgjedhjet, ka pohuar zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, transmeton KTV.
Për partinë më të madhe në vend, datat nuk janë shumë të rëndësishme.
Vetëvendosje ndërkaq është e brengosur nëse mbajtja e zgjedhjeve shtyhet tutje në muajt e dimrit, kur kjo do të ishte rrethanë lehtësuese për mbushje kutish të votimit.
Lideri i Vetëvendosjes thotë se datat e preferueshme për partinë e tij janë 29 shtatori dhe 6 tetori. Sipas ligjit për zgjedhjet lokale, ato mbahen jo më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit të organeve lokale. Datat e mundshme janë 15, 22 apo 29 shtator.