Heynckes: Juven e kam studiuar ditë e natë
Trajneri i Bayern Munchenit vazhdon të ketë respket të madhë për rivalin e çerekfinales në Ligën e kampionëve, Juventusin.
“ Që kur na ra shorti me Juventusin, fle gjumë me ta dhe zgjohem me ta. I studioj ditë e natë, shikoj dhe analizoj çdo ndeshje të tyre. Janë një skuadër shumë e fortë, është e veshtirë të gjesh pika të dobeta po un i kam gjetur. Kanë një mesfushë të çmendur, me pelqejnë shumë si skuader, janë shumë të organizuar dhe padyshim që është në ajken e Europes. Juventusi është si Real Madrid, ka bërë histori dhe pavarsisht viteve të errëta, tani që është rikthyer është çmenduri të mos e quash një ndër skuadrat më të mira në Europe”, tha Haynckes.