Kalo te lënda

Haradinaj: E di saktë çka është Veriu

Haradinaj ka thënë se qytetarët e shohin AAK-në si alternativën më të saktë për qeverisje.

ramush-haradinaj

Malishevë: Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke folur në Kuvendin e Gjashtë Zgjedhor të degës së kësaj partie ka thënë se “AAK-ja dallon nga të gjitha, sepse është më e saktë, AAK-ja ka saktësi në veprime deri në qeverisje, ka po ashtu saktësi ditën kur vjen në qeverisje, sepse garanci tek e fundit jam vetë, kam qenë në qeverisje, e njoh qeverisjen, e njoh Kosovën”.

“Për mua s’ka kjo apo ajo pjesë e Kosovës, e njoh Kosovën në tërësi, përfshi edhe veriun, e di saktë çka është veriu, në detaje dhe do të angazhohem për të mirën e tërë vendit”, ka shtuar ai.

“Partitë që janë në pushtet në Kosovë e kanë ditur rrugën deri në cak por pastaj jo, pastaj i ka marrë rutina, dinamika, deri diku edhe lazdrimi ndonjëherë, ose neglizhenca, ose mungesa e planeve zhvillimore”, është shprehur Haradinaj.

“Ndërkaq këto të tjerat që janë në opozitë, besoni, nuk po e dinë rrugën deri në cak, deri në qeverisje”, është shprehur ai.

Lini një koment