Serbët e veriut mendojnë t’i drejtohen Hagës
Nëse vazhdon me presione ndaj serbëve në veri të Kosovës, ka mundësi që serbët t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka thënë Kërstimir Pantiq, transmetojnë mediat serbe.
“Nëse vazhdohet me presione ndaj Qeverisë së Serbisë dhe ndaj serbëve, të cilët jetojnë në 4 komuna në veri të Kosovës, është i mundshëm një zhvillim i ngjarjeve , i cili askujt nuk do t’i shkonte për shtati, as Qeverisë së Serbisë, as bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Pantiq, zëvendësdrejtor i Zyrës së Serbisë për Kosovë dhe ish-kryetari i komunës paralele të Mitrovicës për TV Palma plus të Jagodinës.
Pantiq ka thënë se pas shpalljes së Kuvendit të Asociacionit të komunave serbe, deputetët e katër komunave, sipas të gjitha gjasave do t’i shtronin GJND-së të njëjtën pyetje , sikundër që i bënë shqiptarët me rastin e shpalljes së pavarësisë së një anshme të Kosovës.
“Kjo është pyetja: A ka të drejtë grupi joformal i njerëzve që të shpall Kuvendin e vet dhe autonominë në një pjesë të territorit. Nuk shoh se si GJND-ja do të mund të merrte tjetër vendim karrshi atij kur Prishtina ishte në pyetje”, tha Pantiq.