Rrëmbeu fëmijën në Kukës, që ta trafikonte në Kosovë
Një 20- vjeçar është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme në Kukës, pasi akuzohet se rrëmbeu një fëmijë për qëllime trafikimi.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orgjocë, ku 20- vjeçari, Begzim Isa, ka rrëmbyer dhe mbajtur për rreth 24 orë në shtëpi një tetëvjeçar me inicialet A.F. Arrestimi i tij është bërë pas denoncimit të familjarëve në policinë e rrethit Kukës. Nga të dhënat e para mësohet, se i riu e kishte grabitur tetëvjeçarin për qëllime trafikimi në Kosovë.
Nga ekspertiza mjekoligjore nuk rezultoi që i mituri të jetë abuzuar seksualisht, transmeton BW.
Megjithatë, ende nuk janë të qarta rrethanat në të cila ka ndodhur ngjarja. Policia po heton për ngjarjen, pasi dyshohet se 20-vjeçari mund të ketë tentuar edhe herë të tjera të rrëmbejë fëmijë.
Pista e hetimit për 20-vjeçarin, shtohen dyshimet tek policia se në këtë zonë vepron një rrjet i trafikimit të fëmijëve drejt Kosovës. /Telegrafi/