Pashkët ne Kosovë, thirrje për paqe e dashuri!
Kosova Feston Pashkët. Me thirrjet për paqe e tolerancë ndërmjet të gjitha komuniteteve edhe në Kosovë po kremtohen Pashkët, që simbolizojnë ringjalljen e Krishtit.Udhëheqës politikë e fetarë kanë përgëzuar qytetarët e krishterë duke vënë theksin në thelbin e kësaj kremteje që qëndron në vepra të mira, në paqe, harmoni, dashuri e në bashkëpunim ndërmjet njerëzve. Mesazhi i paqes sjell rikujtimin e sakrificës për dashuri dhe ngjallje të shpirtit të dëlire.
Në manifestimin qendror me rastin e kësaj festeje me Meshën e Ringjalljes në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, tha se mesazhi i Pashkëve ka në thelb thirrjet për paqe, dashuri, pajtim, jetë të drejtë, të ndershme dhe të mirë. Ai porositi se përgjegjës për paqen dhe dashurinë në Kosovë duhet të jenë vetë qytetarët, por edhe udhëheqësit e Kosovës. Ai ju drejtua zotit me lutje Zotit që ta bekojë, ta ruajë dhe ta mbushë me paqe e dashuri popullin e Kosovës.
“N lutemi për të gjithë njerëzit qe ne zemrat e tyre të mbillet paqe, dashuri e vëllazëri për të gjithë. Sot lutemi për harmoni për të gjithë njerëzit ne Bote, për të gjitha racat dhe besimet”, tha Ipeshkvi Dodë Gjergji. Pashkët paraqesin kremten më të madhe të kalendarit liturgjik të të krishterëve që shënojnë ringjalljen Krishtit sipas Besëlidhjes së Re, kishte ndodhur tri ditë pas kryqëzimit të tij. Urimet e tyre për Pashkët i kanë dërguar Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryeministri Hashim Thaçi, Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kryetari i LDK-se, Isa Mustafa, ai i AKR-se, Behxhet Pacolli,i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, Kryetari i BIK, Naim Ternava e personalitete tjera te larta./R.B. standardi.info