Kalo te lënda

Në vjeshtë, bisedime të reja Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Fyles?

fotoCAN65223Sipas njoftimeve jozyrtare, siç raportojnë mediat në Beograd, në vjeshtë do të rifillojnë bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, nën ndërmjetësimin e komisionarit evropian për Zgjerim, Stefan Fyle. Do të duhej të flitej për borxhet, bilancin e ndarjes, sigurimet, investimet, reparacionet e luftës.

Sipas medieve serbe, paraprakisht dihet se Serbia fuqimisht do të kundërshtojë çdo vlerësim logjik të karakterit të konfliktit të armatosur në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999, sidomos në aspektin e pasojave të saj./Indesonline/

Lini një koment