Kalo te lënda

Mustafa: Ju sigurojmë shkollim, e jo indeksa, si Thaçi

f_0331202913909_mKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka kritikuar edhe një herë qeverinë e Kosovës me në krye kryeministrin Hashim Thaçi. Ai ka thënë se qeveria po e ngulfat Kosovën.

“Ne nuk e kemi bërë shtetin që atë shtet ta ngulfatim ashtu siç po e ngulfatim sot, por e kemi bërë shtetin që shteti të jetojë, që të jetë në gjendje që të zhvillohet në një gjendje që të punoj, të funksionoj për anëtarët e tij, për qytetarët tanë, për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Mustafa është shprehur i bindur se qytetarët e Kosovës do të dënojnë këtë keq qeverisje dhe se do t’i japin besimin LDK-së.

“Them se Lidhja Demokratike e Kosovës me programin e vet do të punoj shumë që juve të ju siguroj punë, që juve të ju siguroj shkollë të mirë e jo indeksa, si Hashim Thaçi”, ka thënë Mustafa në 23 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan.

Po sot në këtë degë shumë të rinj i janë bashkuar LDK-së. /Telegrafi/

Lini një koment