Kalo te lënda

MPJ: Ka lëvizje pozitive për njohje nga

VatikanNjë shtet shumë i vogël me territor, por me ndikim të madh politik në botë. Njohja nga Vatikani, ndonëse ende nuk ka ndodhur, lëvizje pozitive, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme, tashmë duken. Artan Behrami nga kjo ministri i ka thënë KTV-së se zgjatja e njohjes nga Selia e Shenjtë nuk ka ndodhur vetëm në rastin e Kosovës. Sipas Behramit, ministri Hoxhaj ka vizituar disa herë këtë shtet për të krijuar raporte të mira, me ndërmjetësimin edhe të Kishës Katolike të Kosovës.
Nga ana tjetër, kancelari i Kishës Katolike në Kosovë, Don Zefi, ka thënë se ndër shumë shtete të botës që janë të akredituara në Romë, në mesin e tyre ishin edhe shtetet që ende nuk i ka njohur, siç është Kosova, prandaj ka shenja pozitive. Nga ana tjetër, Kryepeshkopi i Beogradit, Stanislav Hocevar, për të përditshmen beogradase “Politika” ka thënë se tash për tash nuk ka asnjë shenjë të ndryshimit të qëndrimit të Selisë së Shenjtë për çështjen e njohjes së Kosovës.

Lini një koment