Kishte përkthyes, por Thaçi i fliste Dacicit edhe serbisht
Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës, gjatë raundit të fundit të bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit, në disa raste ka folur në gjuhën serbe.
“Është normale që të dy palët t’i kenë përkthyesit, por të gjithë aty shohim se sa mirë e kupton Thaçi serbishten. Edhe pse në media thuhet se nuk e di gjuhën tonë, disa herë ka nisur të flas në serbisht, por shpejtë e ndërpriti e vazhdonte në anglisht”, thotë burimi nga delegacioni serb, për ditoren Kurir, transmeton Telegrafi. Sipas tyre, “sjellja e tij për të gjithë është qesharake”. /Telegrafi/