Jo koalicionit me LDK-në
Ish-Ambasadori i Kosovës në Slloveni aktualisht anëtar i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha ka thënë se AAK-ja nuk duhet t’i varë shpresat dhe as të lidh koalicion parazgjedhor me LDK-në.
Sipas tij, partia e Isa Mustafës ka mbetur në pozicion: as në Qeveri, as në opozitë.
Ai ka thënë se AAK-ja duhet të matet me votë e pastaj të zgjedh formulën më të mirë për Kosovën.
Sipas tij, shteti nuk duhet të dorëzohet sikur qyqe përball kërkesave të turqve për të ndryshuar librat e historisë. (ORAinfo)