Kalo te lënda

Ja shtetet që vizitohen më së paku në botë

f_0331110029212_mA keni menduar ndonjëherë se në cilat vende turistët shkojnë më rrallë? Përgjigjen për këtë pyetje e di Gunnar Garfors, një biznesmen norvegjez dhe udhëtar i botës, i cili ka vizituar 190 prej 198 shteteve në glob.

Garfors ka vendosur rekord botëror kur vizitoi pesë kontinente në një ditë, më 18 qershor 2012, madje duke përdorur fluturimet e rregullta. Tani, thotë ai, merret me studimin e shteteve, transmeton Telegrafi.

Ai filloi të mendojë për vendet më pak të vizituara në botë, dhe me ndihmën e të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit dhe të dhënat nga Interneti, ka përpiluar listën e 25 shtete që kanë më së paku turistë. Vendet që gjenden në listë, janë futur në këtë kategori ose për shkak të madhësisë, linjave të transportit me pjesët e tjera të botës, ose për shkak të problemeve të sigurisë.

Lista është kjo:

25. Republika Dominikane – 73.000 turistë në vit
24. Çadi- 71.000 turistë në vit
23. Republika Qendrore Afrikane – 54.000 turistë në vit
22. Lihtenshtajni – 53.000 turistë në vit
21. Xhibuti – 53.000 turistë në vit
20. Sierra Leone – 52.000 turistë në vit
19. Tonga – 45.000 turistë në vit
18. Timori Lindor – 40.000 turistë në vit
17. Butani – 37.000 turistë në vit
16. Koreja e Veriut – 35.000 turistë në vit
15. Libia – 34.000 turistë në vit
14. Guinea-Bissau – 30.000 turistë në vit
13. Mauritania – 29.000 turistë në vit
12. Mikronezia – 26.000 turistë në vit
11. Ishujt Solomon – 23.000 turistë në vit
10. Afganistani – 17.500 turistë në vit
9. Komori – 15.000 turistë në vit
8. Sao Tome dhe Principe – 8000 turistë në vit
7. Turkmenistani – 7.000 turistë në vit
6. Guinea Ekuatoriale – 6.000 turistë në vit
5. Ishujt Marshall – 5000 turistë në vit
4. Kiribati – 4700 turistë në vit
3. Tuvalu – 1,200 vizitorë në vit
2. Somalia – 500 turistë në vit
1. Nauru – 200 turistë në vit

Lini një koment