Kalo te lënda

Haradinaj: Opozita nuk di ta marrë qeverisjen

f_0331192215931_mKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk është e aftë për të qeverisur me vendin. Por, sipas tij, partitë e tjera që janë në opozitë nuk dinë të marrin pushtetin.

Haradinaj ka thënë se PDK vetëm ka ditur rrugën për të ardhur në pushtet, por jo edhe për të qeverisur mirë.

Sipas Haradinajt PDK e ka ditur vetëm rrugën për të ardhur në pushtet, por jo edhe për të qeverisur mirë.

“Partia që është në pushtet në nivel nacional e ka ditur rrugën dhe ka qenë e saktë deri në atë cak deri me e marrë qeverisjen, më tutje nuk ka ditur me e pa rrugën, partitë e tjera që janë në opozitë nuk e dinë as rrugën deri në cak, besomëni”, ka thënë Haradinaj.

Por, sipas tij AAK e ka të qartë këtë rrugë dhe prandaj nuk dëshiron që të humbet kohë.

Këto komente lideri i AAK-së i ka bërë në Therandë në Kuvendin e Degës së AAK-së në këtë qytet./

Lini një koment