Duan ta kenë aeroportin e vet
Banorët që jetojnë rreth kampit italian të KFOR-it në Gjakovë krijuan edhe iniciativë për shndërrimin e aeroportit nga ai ushtarak në civil.
Ata kanë vlerësuar se me pak investime ai do të jetë gati për fluturime të aeroplanëve nga e gjithë bota.
“Për transferimin e aeroportit edhe komuna ka vite që diskuton me qeverinë italiane. Kjo pasi rëndësia e tij duket te jetë goxha e madhe”, ka thënë Nikollë Sokoli, përfaqësues i iniciativës për aeroportin e Gjakovës, pë KlanKosovën.
Ndërkohë, çështja e këtij aeroporti nxiti përplasje brenda qeverisë qendrore, kur erdhi një iniciativë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila pasi ministri Agim Çeku kishte kundërshtuar duke thënë se kjo nuk është kompentencë e MTI-së.
Pavarësisht këtyre muhabeteve që përfunduan edhe me reagimin e zv.kryeministrit Behgjet Pacolli, komuna e Gjakovës nuk e ka ndërmend të lëshoj pe karshi qeverisë.
Vet kryetari Pal Lekaj i ka shkruar kabinetit qeveritar se asesi nuk do të lejojë grabitjen e aeroportit të Gjakovës.
Madje këtë synim e konsiderojnë edhe pengesë të deritashme për ndërtimin e aeroportit civil./Indeksonline/