Kalo te lënda

Berisha uron të gjithë shqiptarët për Pashkët

beishaKryeministri Berisha ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
Përmes një mesazhi në Facebook, kryeministri uron shqiptarët që vitin e ardhshëm Pashkët t`i gjejnë edhe më mirë.
Mirëmëngjes të dashur miq! Le t’iu urojmë sëbashku të gjithë besimtarëve të krishterë katolik dhe protestant, por dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, Gezuar Pashkët, ditën e shpresës së pashuar dhe të përjtësisë, ditën e ringjalljes së Krishtit, Hyjit që pas kryqëzimit u ringjall për të ndryshuar aq shumë botën dhe moralin e shoqërisë njerëzore” shkruan kryeministrit Berisha në Facebook.

Lini një koment