Vesna, femra që futi në kurth seksual ministrin malazezë
Vajza që futi në kurth ish-ministrin e Financave në Mal të Zi është shfaqur si e dyshuara për autorësinë e hedhjes së videos në YouTube, disa ditë më parë. Ajo quhet Vesna Gjukiç Ivanoviç, e cila ka dhe një vajzë jashtëmartesore me ish-ministrin, për të cilën ai bën një pagesë periodike.
Dyshohet se ajo e ka publikuar videon pasi çifiti i “dashnorëve” janë zënë për çështjen e atësisë së vajzës së vogël. Vesna mohon të jetë ajo që shfaqet në video.
Ish-Ministri i Financave, Miroslav Ivanisheviç u përfshi në një skandal seksual në zyrën e tij. Videoja bëri xhiron e botës pasi u hodh në You Tube. Ivanisheviç një ditë pasi u publikua videoja dha dorëheqje.
Por skandali thellohet edhe më tej, pasi është zbuluar se ish- ministri ka një apartament në Romë, si dhe ka ndihmuar të dashurën e tij të përfitojë një kredi në bankën NLB në vlerën e 70 mijë eurove.