Kalo te lënda

Universiteti i Prishtinës ka 2 milionë euro borxhe

uten navnRreth dy milionë euro borxhe ka Universiteti “Hasan Prishtina”. Të grumbulluara vit pas viti nga udhëheqësit e ndryshëm të UP-së, drejtuesit aktualë nuk po arrijnë dot t’i shlyejnë ato. Universiteti i ka borxh rreth 1 milion e 700 mijë euro vetëm Administratës Tatimore të Kosovës.

Prorektori për financa dhe infrastrukturë në Universitetin e Prishtinës, Sejdi Rexhepi, ka thënë se akoma ka borxhe të tilla që aktualisht janë në procedura gjyqësore dhe janë të panjohura për Rektoratin. Ai ka shtuar se këto borxhe janë mbledhur nga viti 2002.

Rexhepi e ka përmendur borxhin e UP-së prej 200 mijë eurosh ndaj Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe deri tash është larë shuma prej vetëm 40 mijë eurosh. Sipas Rexhepit, janë duke u bërë përpjekje që borxhi të paguhet, por duhet të shikohet mundësia e negocimit, në mënyrë që këto shifra të mëdha borxhesh të shlyhen dhe UP-së të mos i shkaktojnë ngecje në procesin akademik. Buxheti vjetor i Universitetit të Prishtinës është 27 milionë euro, kurse 19 milionë shkojnë vetëm për paga dhe mëditje për stafin akademik dhe punonjësit e tjerë.

Lini një koment