Kalo te lënda

Twitter Music vjen këtë muaj

fotoCA9NIQTKUeb sajti më i madh botëror për blogje të shkurta tani dëshiron të zgjeroj fushë veprimin e saj. Sic duket, Twitter ka vendosur të filloj zgjerimin me muzikë.

Sipas CNET, Twitter është duke punuar për të krijuar aplikacionin e saj të muzikës. Burimet e afërta me kompaninë kanë raportuar që aplikacioni i ri do të vij në pajisjet iPhone, iPod Touch dhe iPad në fund të marsit. Sipas CNET, Twitter Music u rekomandon përdoruesve artistë dhe këngë të ndryshme duke marrë për bazë disa faktorë.

Duke u bazuar në llogaritë e artistëve që ndjek një përdorues, ky aplikacion i ri do të mund të krijoj lista muzikore me preferencat e atij përdoruesi. Ndërkohë pritet që SoundCloud dhe Vevo të integrohen në këtë aplikacion, duke lejuar dëgjimin e muzikës në Twitter nga shërbimet e tyre.

Sic duket, Twitter kupton rëndësinë e muzikës për tërhjekjen e më shumë përdoruesve në shërbimin e saj. Këngëtarë dhe artistë të famshëm kanë llogaritë e tyre zyrtare në Twitter përderisa profilet e tyre janë ndër më të ndjekurat në këtë shërbim.

Lini një koment