Kalo te lënda

Turqia ishte gati t’i mshonte Serbisë edhe para vitit 1999

kenaevrgeneral18mars-300x248Kosova ‘99, Turqia gati trupat për të ndërhyrë ushtarakisht

 

Presidenti i Turqisë me origjinë shqiptare gjeneral Kenan Evren në një intervistë të parë me një gazetar shqiptar, ai ndër tjera flet për rolin e Turqisë gjatë luftës në Kosovë dhe origjinën e tij nga Presheva,Vvilajetit të Kosovës, siq shprehet Kenan Evren. Do theksuar se intervista me presidentin e Turqisë ishte botuar për herë parë në revistën në KOHA (5 qershor 1991) të zhvilluar nga Nefail Maliqi, sot gazetar i agjencisë së lajmeve « Presheva Jonë ». Intervista me gjeneralin Evren ishte emetuar gjerësisht edhe në Radio Zagreb në gjuhën shqipe, drejtuese e së cilës ishte Besa Ceku, redaktore.

 

Hajro LimajLeonard Veizi- Politika e gjenocidit milosheviçian për shqiptarët e Kosovës ishte bërë një realitet tronditës edhe për mbarë opinionin ndërkombëtar. Kolonel Hajro Limaj, i cili në marsin e vitit 1999 ishte me detyrën e atasheut ushtarak në Ankara thotë se kryeministri Majko duke ndjerë përgjegjësinë historike të Tiranës, kishte vënë në lëvizje të gjithë arsenalin e afërt politik e diplomatik, dhe i kishte kthyer plotësisht sytë dhe shpresat nga Ankaraja…Kryeministri i Turqisë, Bülent Ecevit, në mars të vitit 1999 i kishte premtuar homologut shqiptar Pandali Majko, se Turqia nuk do të lejojë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. “Në rast nevoje, Turqia do të mbrojë së bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë”, kishte thënë Ecevit, shkruan Shekulli

 

 

Turqia ishte gati t’i mshonte Serbisë, ju kishte konfirmuar gazetarit të “Presheva Jonë”

 

Në foto: Kenan Evren Pasha me origjinë shqiptare nga Presheva në bisedë ma gazetarin nga Presheva Nefail Maliqin (Marmaris, 1991 Turkiye)

 

Në këtë interviste ish-presidenti Kenan Evren i cili fjalën “arnaut” nuk e pëmend asnjëherë, gjatë bisedës son derisa fliste për Kosovën dhe shqiptarët. Ai duke folur mbi marëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë në kohën e Enver Hoxhës, ky personalitet i lartë në Turqi e permend shifra dhe pranon zyrtarisht se në Turqi sot jetojnë dhe veprojnë miliona shqiptarë me origjinë nga Kosova, Camëria e Lugina e Preshevës… Në këtë intervistë ai flet edhe për origjinën e tij duke shpjeguar saktësish prej cilit fshat nga Lugina e Preshevës vjen familja e tij i cili edhe pas 70 vitesh shqipen nuk e kishte harruar (sot ai ka 94 vjec) Nostalgjinë e të parëve dhe gjuhës shqipe Evren e dëshmoi dhe gjatë bisedës me gazetarin shqiptarë, kur ishte mysfir para 20 vjetësh në rezidencën, Pallatin e tij në Marmarisë të Turqisë…Madje, gjatë kësaj interviste me gjeneral Kenan Evren më korrigjoi kur i thas “zoti Evren, meqë jeni president turk..”, ai më ndërhyri duke me këputër fjalën dhe kërkoi nga unë që t’i them “president i Turqisë”.

 

KENAN EVREN: SHQIPËRIA NA BËRI BORGJLI QË T’I NDIHMOJMË KOSOVËS

  • Pushteti serbomadh, as sot , pas 100 vjetesh , ushtron dhunë ndaj shqiptarëve, nuk heq dorë nga dhuna ndaj nesh. Vetëm keto vitet e fundit shkaktoi shumë fatkeqësi tjera: na mori edhe atë gjysmë autnominë politike të Kosovës, vrau, helmoi…Ju në Turi a dini gjë për gjjenocidin dhe etnocidin e rendë serbë, për terrorin masin dhe të përditshmen dhe për largimin thuaj të tërësishëm të shqipatrve nga puna si dhe serbizimin e Kosovës ?

 

 

KENA EVREN: Për ngjarjet tragjike dhe jendjen e mjerueshme në Kosovë jam i njoftuar sikur përmes mjeteve të informimit edhe qarqeve diplomatike dhe kam njohuri të hollësishme se atje është duke u zhvillar një konflkt mes kosovës dhe Jugosllavisë, porbleme keto të natyrës politike nacioanle dhe territoriale. Ngjarjet te cilat janë në vlug tani në Kosovë dhe Jugosllavi, janë problemet të ndieshme dhe duhet të kryhen me pasoja se më të vogla. Por, unë dëshiroje që keto probleme të zgjidhen sa më aprë nëmnyrën paqesore përesm dy palëve. Kosovës dhe Jugosllavisë dhe at duke mos u dëmtuat asnjera palë. Marrveshje kjo e cila mund të arrihet vetem mes dialogut të popujve që ejtojnë aty, pa mohimin apo cenimin e të drjtave të asnjë kombi. Sa i përket serbizimit të Kosovës apo edhe të tendecave të serbizmit të Jugoslalvisë, kjo mund të ejtë vetem një dëshirë e serbëve, ëndrra ketoi të cilait kurrë nuk mund t’i bëhen zhgnderr, realite Serbisë. Andaj, serbizimi i Kosovës dhe Jugosllavisë është i pamundur, sepse aty jetojne me miliona shqiptarë, kroatë, sllovenë, muslimanë, turqë, maqedonas etj…Pra, pretendimet e regjimit të Beogradit në ketë drejtim janë të kota dhe ato plane dhe lojëra politike mund t’i fillojë, por jam i bindur se do të dështojë Sebia.

 

Sa i përket problemit të zgjidhjes së Jugosllavisë,në ketë drejtim, bile për një gjë jam mëse i sigurt se asnjë problem nuk mund të zgjidhet me dhunë e represion. Kurse për gjenocidin e serbëve ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe viktimat në rajon shprehim keqardhje dhe ngushllime tona familjeve dhe popullit të Kosovës për të humburit Andaj mu për ketë duhet të mbizotëroj arësyeja dhe toleranca.

Lini një koment