Tuna: X Factor të jetë i asaj
Njëra nga finalistet e ”X Factor Albania” Arilena, të dielën mbrëma do të përballet me dy konkurrentet e tjerë, kur të shënohet edhe nata finale e këtij edicioni të dytë të këtij spektakli për talent.
Mentorja e saj, këngëtarja Altuna Sejdiu, ka shfaqur përkrahjen e saj në vazhdimesi,duke kërkuar që ky X Factor, të jetë i asaj.

Do ta fitojë një mashkull, pra Aldo i udhëhequr nga Soni Malaj, një grup – “Natyral”, të udhëhequr nga Alban Skënderaj, apo Arilena, e cila ka për mentore këngëtaren shkupjane Tuna Sejdi? Gara vazhdon dhe na duhet të presim deri nesër në mbrëmje për të parë se cili prej konkurrentëve do të kurorëzohet si fitues. /Indeksonline/
