Kalo te lënda

Strukturat kriminale në veri bartën në institucionet e Kosovës

403x30259572djegja_e_kufinit_ne_jarinjePjesëtarët e Mbrojtjes Civile Serbe (MCS) dhe ata të Policisë së Serbisë që veprojnë në veri të Kosovës janë duke u përgatitur për transferimin e tyre në institucionet e sigurisë së Kosovës.

“Strukturat paralele serbe të sigurisë që veprojnë në veri të Kosovës janë duke bërë përpjekje që të përtërijnë stafin e tyre për arsye të përfshirjes në FSK dhe Policinë e Kosovës. Sa i përket Mbrojtjes Civile Serbe nuk ka shumë probleme të mëdha pasi i plotëson të gjitha kriteret për futje në FSK”, kanë thënë burimet e gazetës. Probleme më të mëdha, Qeverisë së Serbisë, sipas tij, i kanë dalë me përtëritjen e stafit policor që ka në Mitrovicë dhe përgjithësisht në veri të Kosovës.

 

“Kjo strukturë e policisë nuk është përtërirë që nga përfundimi i luftës. Pjesëtarë të saj do ta kenë të pamundur që të angazhohen në Policinë e Kosovës për shkak të moshës së vjetër. Andaj edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë është duke shikuar mundësinë që të ndryshojë stafin e saj në Kosovë me policë të rinj”, shkruan KD.

 

Bëhet e ditur se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Serbisë dhe ata të Mbrojtjes Civile Serbe janë urdhëruar që të kryejnë kontrolle shëndetësore në mënyrë që të mos vijë deri tek eliminimi nga institucionet e Kosovës./standardi.info

Lini një koment