Kalo te lënda

Shpërthimi i bombës 500 kilogramëshe ende nuk është bërë

uten navnShpërthimi i kontrolluar i bombës 500 kilogramëshe, që është gjetur në “Kodrën e Goleshit” nuk është bërë ende. Ndonëse ishte planifikuar të bëhet të shtunën në mënyrë të kontrolluar, njësiti i çminimit i FSK-së dhe KFOR-i Amerikan, nuk ishin të përgatitur për ta bërë një gjë të tillë për shkak të përmasave të bombës, transmeton KTV.

Shpërthimi i bombës paraqet rrezik dhe për këtë duhet të ndërmerren hapat adekuat për siguri dhe evakuim të qytetarëve rreth hapësirës në diametër prej dy kilometrash. Punëtorët e gurëthyesit “Eko-kos” që e gjetën bombën thonë se janë me fat.

Bomba kasetore dhe manuale e prodhimit anglez ishte gjetur nga ta, përderisa po kryenin punët në terren. Sipas pjesëtarëve të FSK-së, bomba është mbetje nga lufta e fundit në Kosovë dhe është më e madhja e gjetur ndonjëherë që nga përfundimi i luftës.

Lini një koment