Presidentja me veto vezulluese
Kuvendi i Kosovës nuk do ta ketë të lehtë për t’ia rrëzuar presidentes, Atifete Jahjaga, propozimet që mund t’i bëjë në ndonjë ligj që ajo nuk pranon ta shpallë.
Gjykata Kushtetuese ia ka mundësuar asaj që ta ushtrojë të ashtuquajturën “veto pezulluese” në shpalljen e ligjit.
Edhe pse nuk është e paraparë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ky interpretim i Gjykatës Kushtetuese bën që presidentja e vendit të këtë të drejtë ta hedhë poshtë komplet ligjin për të cilin konsideron se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, shkruan “Tribuna”.
Ndërsa, për ta përmbysur veton e saj, nevojiten së paku 61 deputetë të votojnë në favor të ligjit të miratuar i cili është kthyer nga presidentja.