Osaj: Ti, Hashim nuk i dhe Prishtinës asnjë cent
Ti, Hashim Thaçi, nuk i dhe Prishtinës asnjë centë për rrugët e saja, të cilat çdo ditë i maltreton me makinerinë tënde. Ne i ndërtuam ato. Ti Hashim, nuk ke të drejt të flasësh për Prishtinën, sepse nuk ke bërë asgjë për të, përveç që e ke rrjepë. Kështu ka thënë zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj, një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, akuzoi LDK-në për keqqeverisje dhe mos investime në kryeqytet. Madje, Thaçi tha se në Prishtinë, investimet më të mëdha në infrastrukturën rrugore i bëri Qeveria.
Zyrtari i kryetarit, Isa Mustafa i ka përkujtuar kreut të Qeverisë së është pikërisht ai, që ka bllokuar disa projekte madhe në kryeqytet, por, sipas tij ekzekutivi komunal, disa nga pengesat e vëna nga Qeveria i ka tejkaluar.
“Ti, Hashim, duke i keqpërdor Hekurudhat e Kosovës, u mundove të bllokosh ndërtimin e unazës, por s\’arrite. Ti Hashim s\’ dhe kurrë asnjë centë për familjet e dëshmorëve të Prishtinës, s\’dhe kurrë asnjë centë për familjet me gjendje të rend sociale. Prishtina, ata i beri me kulm mbi koke, u ndërtoj banesa. Ti nuk dhe asnjë centë për shkollat e Prishtinës, por Prishtina i ndërtoj, të tuat mbeten gërmadha që 4 vite. Ti nuk dhe asnjë centë për ambulancat e Prishtinës, por ne i ndërtuam ato”, ka shkruar në rrjetin social facebook, zëdhënësi Osaj, duke ju drejtuar kryeministrit me “Ti Hashim”.
Zëdhënësi Osaj e ka fajësuar direkt kreun e ekzekutivit të Qeverisë për mungesën e dy projekteve më madhore që kryeqytetit i takojnë edhe me Kushtetutë.
“Ti s’e kalove Ligjin për Prishtinën, vetëm e vetëm se ky ligj i jep Prishtinës 8 milion euro. Shkele Kushtetutën. Ti, deshe ta rrënosh Pallatin e Rinisë-djersen e prishtinasve, por Prishtina nuk të lejojë. S\’lejove kurrë që Prishtina të behet me spital”, ka përfunduar Osaj. /Telegrafi/