Kalo te lënda

Nuk shkoi me PDK e provojmë me LDK

403x30259538timthumbRamush Haradinaj bëri mirë që e provoi të bëhet Kryeministër përmes PDK’së. Pazari u prish edhe për shkak të emrave të ministrave. Por, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duhet të merr pushtetin bashkë me LDK’në.

“Jam për koalicion parazgjedhor me ish-partinë time”, thekson Blerim Kuçi. Sekretar Organizativ i AAK’së, në një intervistë për Express. Mendimi im është se AAK duhet të vijë në pushtet bashkë me LDK’në si pjesë e një koncepti pak a shumë të djathtë. Për fat të mirë që AAK e ka dhënë atë frymën e djathtë më shumë sesa partitë tjera dhe mendoj se Aleanca duhet ta forcojë këtë koncept.

Nëse flasim për një bllok të djathtë, atëherë mendoj se AAK duhet t’i prijë këtij blloku. Shkojmë me LDK’së sepse njihemi dhe kemi funksionuar edhe më herët. Ndoshta edhe pse kam qenë në LDK dhe kam qejf me pas afërsi me LDK’në. Ka ftohje në kuptimin se është një garë më e madhe në këtë pjesë.
Dhe, jo rastësisht erdh dhe z. Thaçi dhe u përfshi te të djathtit për shkak të votuesve në anën e jo për shkak të bindjeve. Partia e tij ka marrë pjesë nëpër Kongreset e Partive Socialiste të Europës. Z. Thaçi dhe të tjerët që i njoh e kanë në shpirt Enver Hoxhën. Nuk ka kuptim të jetë një parti e qendrës së djathtë kur i kemi të njohura të gjitha këto elemente. Ka qenë një tendencë e PDK’së për të prishur ekuilibrin e anës së djathtë të spektrit politikë në Kosovë./standardi.info

 

 

Lini një koment