Kalo te lënda

Mustafa: Fatkeqësi që kemi një kryeministër të tillë

large_mustafa-291364569616Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Hashim Thaçi, i cili tha sot se, LDK-ja ka dështuar së qeverisuri në kryeqytet.
Në një konferencë për media, Isa Mustafa tha se Hashim Thaçi, po sillet në mënyrë jo serioze për problemet në vend.
“Është fatkeqësi që në krye të vendit e kemi nj kryeministër të tillë. Ne, jo vetëm që kemi investuar në ter infrastrukturën lokale, por jemi duke investuar edhe në infrastrukturën rrugorë që është kompetencë e nivelit qendrore”, tha kryetari Mustafa, duke kërkuar nga kryeministri Thaçi, që mos të merret me problemet e Prishtinës, me retorikë, por se le ta qon përpara Ligjin për Prishtinën, që sipas tij, tash e sa kohë është në sirtarët e Qeverisë.
Lideri i LDK-së, tha se partia e tij mbështetë dialogun që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, por, sipas tij. ky dialogë po len nën hije gjithë gjendjen e ekonomike. “LDK vlerëson se dialogu me Serbinë, i ashtuquajtur për normalizimin e marrëdhënieve, ka lënë në hije problemet jetike të qytetarëve të vendit, si problemet me funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Qeveria ka zhvendosur dhe larguar plotësisht vëmendjen nga gjendja shumë e rëndë ekonomike, nga politizimi i institucioneve dhe agjencioneve të pavarura dhe mosfunksionimi i shtetit ligjor në fushat kryesore të jetës institucionale dhe sociale në Kosovë”.
Kreu i LDK-së, i ka konsideruar si të pa pranueshme dhe tendencioze, disa rezultat të publikuara në media, që tregojnë përqindjen e partive, ne nivel te vendit.
“LDK-ja i konsideron të dëmshme deklarimet dhe manipulimet e disa medieve, duke përfshirë edhe ato publike, kinse për sondazhet e bëra nga organizata ndërkombëtare për besimin ndaj subjekteve politike, pa theksuar emër dhe adresë. Ne konsiderojmë se këto po bëhen me qëllim të dezorientimit të qytetarëve dhe të krijimit të favoreve për Partinë Demokratike të Kosovës. Askush nuk mund t’i fitojë votat dhe as zgjedhjet me sondazhe të rreme e anonime dhe me lëvdata për plasime personale apo partiake”.

Sipas Mustafes, LDK-ja ka intensifikuar aktivitetin e saj me degët e LDK-së në terren, me qëllim që të identifikojë kandidatët për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë të Kuvendeve Komunale, dhe se LDK-ja konsideron se zgjedhjet lokale duhet të mbahen në pjesën e dytë të shtatorit të këtij viti ose më së largu në fillim të muajit tetor, në mënyrë që procesi të zhvillohet në ditë të zgjatur dhe në mot të mirë në të dy raundet.
Kreu i LDK-së tregoi se, partia e tij deri më tani u ka ofruar disa partive të spektrit të qendrës së djathtë, siç është LDD-ja, partive demokristiane, asaj Nacional Demokratike Shqiptare, për t’iu qasë bashkërisht zgjedhjeve të ardhshme.
Mustafa ka folur edhe për Reformën zgjedhore. Ai tha së për këtë punë, do të takohet edhe sot me liderët e subjekteve politike. “Jemi takuar edhe me kryeministrin, nuk jemi pajtuar për shumë gjera, por ka përafri. LDK përsëri kërkon që listat të pastrohen dhe se të ketë prani ndërkombëtare gjatë zgjedhjeve. Ne do të takohemi edhe sot për reformën”, tha Mustafa.

Lini një koment