Kalo te lënda

Mungesa e barnave shkakton probleme në institucionet shëndetësore

uten navnTrendi i mungesës së barnave dhe i materialit shpenzuese vazhdon të paraqesë probleme nëpër institucionet shëndetësore. Pacientët që drejtohen të marrin shërbime mjekësore duhet t’i blejnë vetë të gjitha barnat që u nevojiten, madje edhe materialin shpenzuese, siç janë shiringat dhe fashat.

Përveç Qendrës Klinike Universitare qëndrojnë në të njëjtën pozitë edhe disa nga Qendrat e Mjekësisë Familjare. Një gjendje pak më e mirë shihet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet. Zyrtarët tregojnë se këtë qendër e frekuentojnë afro 80 pacientë në ditë dhe për këtë ka edhe staf të mjaftueshëm për ta përballuar fluksin. Ky numër ndryshon varësisht nga sezoni, por gjatë fundjavës është pak më i vogël dhe ka personel më pak, sepse në secilën qendër punojnë nga dy mjekë kujdestarë dhe teknikët.

Lini një koment