Kalo te lënda

Mesha solemne në katedralen “Nëna Terezë”

fotoCA9D4ZIONë Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë po mbahet mesha solemne, me rastin e Festës së Pashkëve.

Ndezja e qirinjëve të Pashkëve shënoi fillimin e Meshës, të cilën po e udhëheqë ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

Gjatë meshës, ipeshkvi Dodë Gjergji iu lut Zotit që ta bekojë, ta ruajë dhe ta mbushë me paqe e dashuri popullin e tij në Kosovë.

“Në këtë meshë i përfshij të gjithë njerëzit, të varfër e të pasur, të vegjël e të rritur, pushtetar apo punëtor, shqiptarë apo serbë ,katolikë, ortodoks, muslimanë e protestantë, të varfër e të pasur, e përfshij çdo njeri, e më së shumti ata që kanë nevojë, që përjetojnë padrejtësi, ta përjetojnë dashurinë e zotit, ta ndjejnë flladin e këtij gëzimi dhe në zemrat e tyre të mbretërojë paqja, dashuria e mirëqenia”, ka thënë Gjergji.

Pas fjalimit të ipeshkvit, ka vazhduar liturgjia e pagëzimit.

Festa e Pashkëve është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave tjera që kremtojnë, siç thuhet, ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, që, sipas Besëlidhjes së Re, kishte ndodhur tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Lini një koment