Mbretëresha holandeze jep dekoratën “Kosovo 1999”
Mbretëresha e Holandës , Beatrix ka varur një një fjongo ku shkruhej “Kosova 1999”, në flamurin e forcave ajrore mbretërore të Norvegjisë. Kjo është bërë në shenjë nderimi për kontributin e dhënë gjatë bombardimeve të caqeve ushtarake serbe më 1999, shkruajnë mediet holandeze.

Mirëpo ky akt nuk është pritur mirë nga serbët. Ata e vlerësojnë atë si presion para takimit të 2 prillit në Bruksel.
Sipas diplomatit serb në pension, Stanislav Stojanovic, ky akt është “njëri nga format e presionit perëndimor në Serbi, në prag të raundit të ri të bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës”.
Më 27 mars, Madhëria e saj, Mbretëresha Beatrix e Holandës, ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të flamurit ‘Kosovo 1999’, në Forcat Mbretërore Ajrore, në Akademinë Ushtarake Koninklijke në Breda./Indeksonline/