Kalo te lënda

Kurti paralajmëron protesta gjithë popullore

fotoAlbin Kurti ka paralajmëruar: Po u bë kjo marrëveshje me 2 prill, atëherë ky tubim protestues vazhdon me demostratë gjithë popullore në Prishtinë.

“Fjala asociacion në gjuhën shqipe përkthehet me fjalet fushatë e jo bashkësi. Ajo po përgatitet që të ndahet e jo të bashkohet kështu”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, në Kosovë ne nuk kemi më vetëm kufij të jashtëm, por edhe të brendshëm.

“Mungesa e vigjilences së KFOR-it në qershor 99 ka rezultuar me uren e ndarjes së Mitrovicës”, tha ai.

Lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, para protestuesve tha se, pjesa më e dëmshme e decentralizimit etnik është asociacioni i komunave. “Nuk bënë të ndahet Mitrovica në dy komuna, është një Mitrovicë”, ka thënë Kurti.

—–

Shpend Ahmeti, nga Vetëvendosje, ka deklaruar se, Mitrovica është qyteti më i vafrër në Evropë. Në vend që të flasim qysh me kriju vende të reja të punës, Hashim Thaqi shkon në Bruksel që ta varfërojë edhe më shumë Kosovën.

Protestuesve ende nuk u është drejtuar askush me ndonjë fjalim. E tëra që po degjohet janë parullat e protestuesve. “Jo Kosovë dhe veri, bashkim me Shqipëri”, “Jo negociata Vetëvendosje”.

——

Derisa sheshi po mbyshet me protestuës, helikopterët e KFOR-it po e monitorojnë situaten nga ajri.

——

Tashmë sheshi “Mehë Uka” në Mitrovicë është mbushur me protestues.
Qindra qytetarë po presin krerët e Lëvizjes Vetëvendosje! që t’u drejtohen atyre, për të filluar protesta.

Disa nga figurat e kësaj lëvizjeje kanë mbërritur te caku i protestës. Atu janë parë Glauk Konjufca, Aida Derguti, sekretari, Dardan Molliqaj, etj.

Sheshi po buçet nga këngët patriotike, ndërsa mbi urën e lumit Iber po qëndrojë forca të shumta policore të Njësisë Speciale të Kosovës.

Ndërkohë, shihet që Vetëvendosje ka angazhuar dhjetëra aktivistë për mbarëvajtjen e protestës. Ata janë të identifikuar më nga një shirit të kuq të lidhur në krah.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, protesta është organizuar me qëllim që të kundërshtohet nënshkrimi i një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë me 2 prill në Bruksel. /Indeksonline/

Lini një koment