Kacin:Gëzohem, jam i bindur në “marrëveshjen historike”
Marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është mesazhi i fuqishëm që duhet të zgjojë dhe të shkund Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë, tha KacinRaportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanim Perëndimor Jelko Kacin tha se është “thellësisht i bindur” se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë një “marrëveshje historike” që do të ishte një përparim i madh për rajonin, thuhet në veb faqen e e internetit të televizionit turk TRT në gjuhën boshnjake.
“Unë jam thellësisht i bindur dhe i gëzohem marrëveshjes historike që do të arrihet mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse ajo nuk është vetëm suksesi i tyre, por një përparim i madh për tërë rajonin. Dhe në anën tjetër, është mesazhi i fuqishëm që ka nevojë për të shkundur dhe të zgjojë Shqipërinë, Bosnë Hercegovinën dhe Maqedonin “, tha Kacin.
Duke folur në lidhje me vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës më dy prill, Kacin tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Anatolia, kujtoi se “ekipi i Kosovës i udhëhequr nga Hashim Thaçi në negociatat e mëparshme në Bruksel erdhi në përbërje të plotë,” ndërsa nga Beogradi ka ardhur vetë kryeministri,” Ivica Daçiq.
“Kjo është një pjesë e asaj sfide. Së dyti, në fakt, është veprim simbolik dhe mesazh. Pra opinioni publik serb ende ndjek debatin rreth Asociacionit të komunave serbe dhe në pikëpamjen e tyre kanë komunat e tyre në veri të Kosovës. Por serbët në enklava nuk kanë ndërprerë vetizolimin dhe kanë hyrë në raporte aktive në lidhje me të ardhmen e tyre, dhe në bazë të planit Ahtisari fituan gjashtë komuna të reja me shumicë serbe në enklava, dhe kryeministrat nuk kanë shumë cka të diskutojnë “, tha Kacin.
Kacin shpjegoi se falë këtij fakti, pala serbe nga Kosova marrin pjesë në dialogun në anën e Kosovës, ndërsa “pala serbe e veriut nuk merr pjesë në dialog.”./standardi.info