1500 vetë evakuohen nga Kulla Eiffel pas alarmit për bombë
1500 vetë janë evakuuar nga Kulla Eiffel në Paris, pas një alarmi për bombë. Alarmi është dhënë sot në orën 19:30, kur policia i kërkoi të gjithë të pranishmëve që të largoheshin me qetësi nga Kulla Eiffel, pasi kishin marrë sinjale për një bombë të vendosur.Kjo u bë për shkak të një telefonate anonime, e cila thoshte se në kullën më të famshme në botë ishte vendosur një bombë, transmeton Shekulli online.
Një ekip shpëtimi mbërriti menjëherë në vendngjarje së bashku me njësitë përkatëse antiterror për të marrë situatën nën kontroll.
Policia pariziane ka bërë të ditur për prestigjiozen “Le Parisien” se, 1500 vizitorë dhe punonjës u evakuuan pa probleme nga zona.
Ndërkohë ende po punohet për kërkimin e lendes eksplozive, e cila ka gjasa që të mos jetë vendosur. Megjithatë, policia bën me dije se kulla mund të rihapet për turistët sërish ditën e sotme në mesnatë./Indeksonline/