Kalo te lënda

Vulin: S’do të shuhen institucionet e Serbisë në Kosovë

f_0329150350566_mAleksandar Vulin, i ashtuquajtur drejtor i Zyrës për Kosovë, i cili ka paralajmëruar një vizitë treditore në Kosovë, takimet e tij a i ka nisur në Ranilluk.

Vulin, që ka bashkëbiseduar me të ashtuquajturit përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, përfaqësues të arsimit, shëndetësisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe, u ka thënë atyre se nuk do të ketë shuarje të institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe se Plani i Marti Ahtisarit për ta nuk është i pranueshëm, ngase siç u ka thënë Vullin serbëve të tubuar, ky plan nuk i ka sjellë asgjë të mirë komunave të reja të formuara e që janë me shumicë serbe.

Mediat serbe kanë raportuar për qëndrimin e Vulinit në Anamoravë dhe për aktivitetet e tija në takimet që ka pasur, transmeton “Zëri”.

Vulin ka paralajmëruar se do të qëndrojë edhe në fshatin Prilluzhë të komunës së Vushtrrisë, por edhe në komunat në veri të Kosovës, ku edhe atje do t’i takojë përfaqësuesit e komunave dhe subjektet afariste. /Telegrafi

1 Koment »

  1. o keni cof si milloshi skini per qa ti rreni shkit se e kann kuptu edhe ata se as me rrejt pso dini se ndryshe thuhet nga presidenti ndryshe nga kryministri ndryshe nga ti e kshtu qe thojn me nje fjal pordha ftofta jon met fjalet e tuaja e Shum shkive tjer se ju ka cof morri ne qaf

    Pëlqejeni

Lini një koment