Kalo te lënda

Virusi i ri që po tmerron Azinë

403x30259498virusi-hongkongNjë virus i ri është përhapur në Lindjen e Largët, shumë më i rrezikshëm se virusi Sars, dhe që deri tani ka shkaktuar 11 viktima.
Lajmin e bën të ditur “South China Morning Post”, që publikon një studim të Universitetit të Hong Kongut, sipas të cilit virusi i ri është në gjendje të infektojë gjallesa të ndryshme.
Ndryshe nga Sarsi, virusi në fjalë mund të prekë organe të ndryshme tek njeriu dhe të vrasë me shpejtësi qelizat. Për momentin origjina e virusit nuk dihet, por ka rezultuar se ai është shfaqur për herë të parë tek lakuriqët e natës.
Sipas shkencëtarëve të Hong Kongut, virusi, që në ditët e fundit ka vrarë edhe dy persona mes Emirateve Arabe dhe Arabisë Saudite, sulmon qelizat e njeriut në mëlçi, veshka, rrugët e frymëmarrjes, etj.
Pikërisht për këto karakteristika, virusi i ri ka një kuotë vdekshmërie prej 56 për qind krahasuar me atë të Sars që është 11 për qind. Shqetësimi i shkencëtarëve është se virusi mund të pësojë ndryshime.
Një punonjës shkolle ka rrahur për vdekje dy nxënës, ngjarja e rëndë ka ndodhur në jug të rajonit Guangxi Zhuang të Kinës.
Për shkak të goditjeve të forta, dy fëmijët humbën jetën rrugës për në spital.
Policia ka arrestuar menjëherë të dyshuarin si vrasës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një koment