Strukturat ilegale shtojnë vëzhgimin te ura e Ibrit
Strukturat ilegale në veri të Mitrovicës kanë përforcuar vëzhgimin e tyre në drejtim të jugut të qytetit, duke vendosur edhe një pikë, përkatësisht kioskë matanë urës kryesore të Ibrit.Kioska e vendosur ditë më parë nga këto strukturat serbe në veri, do të shërbejë për qëndrimin e pjesëtarëve të të ashtuquajturës ‘Mbrojtje territoriale civile’, si dhe ka për qëllim ruajtjen e barrikadës dhe kontrollin më të mirë të situatës në këtë zonë 24 orë në ditë.
Tani, përveç kontejnerit dhe tendës pranë barrikadës, ndodhet edhe kjo kioskë përballë cepit verior të urës kryesore mbi lumin Ibër.