Serbët e Mitrovicës dënohen me 47 muaj burg
Gjykata themelore e EULEX-it në Mitrovicë ka shqiptuar sot aktgjykimet me dënim burgu për tre nga gjashtë serbët të akuzuar për dhunë gjatë trazirave të marsit në vitit 2008, njoftojnë medie të Beogradit.
Marjan Ilinçiq (63 vjeçar) është dënuar me 20 muaj burgim,, Dragan Milojeviq (27 vjeçar) me 18 muaj e Zoran Çaviq (47) me nëntë muaj burgim.
Janë liruar Miodrag Raliq (54), Nebojsha Joviq (48) dhe Avni Krasniqi (39). Të dënuari duhet të paguajnë shpenzimet gjyqësore.
Gjykim ka të bëjë me trazirat në Mitrovicë kur ishte vrarë një polic ukrainas e ishin plagosur 64 policë të tjerë të UNMIK-ut, 24 ushtarë të KFOR – it e edhe 100 protestues serbë.
Serbët sot pasdite e zhbllokuan Gjykatën në Mitrovicë pas mbajtjes në bllokadë më shumë se shtatë orë.